TIRANE – “Shtëpia Kadare nuk do të jetë thjesht një qendër muzeale, por një qendër aktivitetesh kulturore”.
Kështu ka deklaruar ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër për rijetëzimin e Qendrës “Shtëpia Kadare”.
Marrëveshja synon vënien në funksion për qëllime muzeale, artistike, kulturore e rezidenciale të banesës së shkrimtarit Ismail Kadare me qëllim gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës dhe tërheqjen jo vetëm të turistëve, por edhe të përkthyesve e shkrimtarëve.
Shtëpia e restaururar e Kadaresë pritet të inaugurohet në 28 janar me rastin e 80 vjetorit të shkrimtarit, ditë në të cilën është hartuar një Kalendar aktivitetesh.
Shtëpia e Kadaresë është në administrimin e Min së Kulturës dhe është dhuruar nga shkrimtari I mirënjohur me destinacion kthimin në një qendër kulturore, muzeale dhe rezidenciale.
(er.cu/News24/BalkanWeb)
