Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin”. Ka qenë vetë moderatori Ermal Mamaqi që e ka bërë të ditur këtë me një video në rrjetet sociale.

Në video Ermali shihet t’i kërkojë kryeministrit të flasin, bazuar në ngjarjen e fundit të 2018-ës, ku Rama i kërkonte studentëve dialog.

Moderatori madje i shkon kryeministrit në shtëpinë e tij në Surrel dhe për herë të parë Ramën e shohim në shtratin e tij, në dush, duke ngrënë, duke pikturuar derisa më në fund pranon kërkesën e Ermalit për të folur.

(BalkanWeb)
