KRUJË

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga operacioni “Derveni” ku u shkatërruan 2 shtëpi bari.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi 206 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe shpalli në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij), për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-K. X., 25 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Derveni”, të zhvilluar më 10 nëntor 2022, nga Komisariati i Krujës dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (babai dhe vëllai i tij), kishin kultivuar në 2 ambiente të një banesë, në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, 206 bimë narkotike që u sekuestruan së bashku me pajisjet e tjera elektrike që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor “Derveni”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb