Një shtetas indian 47-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ditën e djeshme një pjesë mermeri e ka zënë poshtë, ngjarje e ndodhur në një gurore në qytetin e Korçës.

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona,  me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të subjektit.

Njoftim:

M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: