Presidenti grek Prokopis Pavlopulos i shprehu presidentit të Shqipërisë Ilir meta falënderimet e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastasi.

Gjatë një bisede telefonike të martën, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopios Pavlopulos theksoi se “kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të konsiderueshme të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.”

Zoti Meta pati dje një komunikim telefonik me të njëjtën temë, edhe me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias. Zoti Kotzias i tha zotit Meta se vendimi i fundit i shërben klimes së bashkëpunimit dhe permireson ne menyre thelbesore marrdhëniet mes dy vendeve tona.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb