MAQEDONI E VERIUT
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut nuk e konfirmojnë 5 apo 12 korrikun si datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme. Ata presin nismën për takim tjetër te Presidenti Stevo Pendarovski, brenda javës. Sipas LSDM-së, data varet nga zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme.
Nga një anë shtimi i rasteve me COVID-19, kurse nga ana tjetër gjendja e jashtëzakonshme e cila nëse zgjatet i rrëzon këto dy data, por nëse jo atëhere zgjedhjet zhvillohen 22 ditë pas përfundimit të saj, pra matematikisht më 5 korrik.
Por VMRO- DPMNE thotë se nuk duhen zhvilluar zgjedhjet gjatë pandemisë duke propozuar për në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, dhe rritja e shifrave javët e fundit duke se po i japin të drejtë.
(BalkanWeb)
