Lajme aspak të mira vijnë nga Spanja. Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka dalë nga fusha e lojës në ndeshjen shtëpiake të Granadas, ndaj Betis, në fundin e pjesës së parë.

Shkak është bërë një përplasje me një lojtar rival në fushë, ccka ka bërë që Uzuni të zëvendësohet, pasi nuk është ndjerë i gatshëm për të vijuar normalisht takimin.

Tashmë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho shtohet edhe një hall më shumë në prag të ndeshjes jetike me Çekinë në tetor, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024. Kujtojmë që edhe 2 lojtarë të tjerë të Kombëtares mund të mungojnë në takimin e radhës së kuqezinjve. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Sokol Cikalleshin, futbollistë mjaft cilësorë të Shqipërisë.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: