Në prag të përballjes me Spanjën sot në orën 20:45, janë shtuar problemet për Kombëtaren shqiptare.

Si të mos mjaftonte mungesa e Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit, në infermierinë e Kombëtares shqiptare është shtuar edhe një tjetër futbollist.

“Supersport” mëson nga Spanja se mesfushori kavajas Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës, pasi ka pësuar një tërheqje muskulare.

Dëmtimi i Lilës pak orë para ndeshjes, duket se ka shkaktuar dhimbje koke për trajnerin Panuçi, i cili i ka tepër të reduktuara zgjedhjet ne krahun e djathtë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: