Tottenham është futur në garë për Kolo Muani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, londinezët e shikojnë sulmuesin si përforcimin e duhur për ofensivën.
PSG është e hapur për tratativa me Tottenham, nëse këta të fundit tregohen seriozë.
Megjithatë, ka shumë konkurrencë, pasi përveç Juventusit, pas dere janë edhe Manchester United dhe Neëcastle, të cilët nuk po dorëzohen dhe mbeten vigjilentë.
Gjatë karrierës së tij, Kolo Muani ka bërë 87 paraqitje dhe ka shënuar 23 gola për Nantes. Ai numëron 54 paraqitje dhe 11 gola me PSG, sakaq në 50 sfida ka “tundur rrjetën” 26 herë për Eintracht Frankfurt.
Në aventurën te Juventus, futbollisti është aktivizuar në 22 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.
