Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje paraprake me legjendën franceze Zinedine Zidane. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Zidane do të marrë vendin e lirë të lënë nga trajneri portugez Jose Mourinho.

Sipas asaj që shkruhet, tekniku ka dhënë një përgjigje pozitive në parim, me diskutimet që tani janë përqendruar në pagën dhe detajet e kontratës. Pasi të përfundojnë këto bisedime, ai mund të udhëtojë për në Turqi për të marrë drejtimin e klubit nga Stambolli.

Më 29 gusht, Fenerbahçe ndau rrugët me Jose Mourinhon pas dështimit të tyre në kualifikueset e Champions League kundër Benfica-s.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb