Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e 6-të Ndërqeveritare  e zhvilluar dje në Bruksel.

Në video shihet se kreu i qeverisë është i përzemërt me zyrtarët europianë, dhe veçanërisht me Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos.

“Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme Shqipëria hapi grupkapitullin e radhës në procesin integrues  drejt BE, çka bën që të mbeten vetëm 5 kapituj që priten të hapen deri në fund të vitit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb