Kryegjyshata botërore bektashiane ka promovuar dy veprat e para të kolanës, “Shtrirja gjeografike e bektashizmit në Shqipëri”, të Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Klerikë, besimtarë e lexues që morën pjesë në promovim, u njohën me detaje të reja mbi marrëdhënien e shqiptarëve me besimin dhe me Zotin. Kryegjyshi i bektashinjve, foli për besimin.
Profesor Aurel Plasari, ndërsa u ndal te vlerat, foli për elementin mistik.
Rëndësia që u kushtohen lidhjeve familjare dhe fisnore, u soll në vëmendje edhe për shkak të kohës që jetojmë që duket se po i zbeh këto marrëdhënie.
