Gjykata e Posaçme shtyn sërish procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe të pandehurve të tjerë, pasi avokatët e tyre vijojnë bojkotin në shenjë proteste ndaj rregullores së brendshme të institucionit.
Për shkak se të pandehurit mbetën pa mbrojtje, seanca u shty për datën 26 tetor, ndërsa trupa gjykuese nuk gjobiti asnjë nga avokatët.
Sali Berisha po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e njohur si “Partizani”.
