Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq ndaj Konyaspor, në ndeshjen debutuese me Besiktas. Fillimisht u mendua se mesfushori i kombëtares do shlyente dënimin në takimin ndaj Kocaelispor në kupë, për t’u rikthyer në fundjavë në kampionat, por nuk do ndodhë kështu. Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke ka vendosur që të pezullojë me dy ndeshje Asllanin.

“Futbollisti i Besiktas, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash-Koniaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb