Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.

Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.

Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb