Seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë, është shtyrë për më 10 tetor në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme. Gjatë kësaj seance, pritet të merret një vendim, nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

Në dosjen që SPAK e ka dërguar për gjykim, Erion Veliajt i janë ngarkuar 13 akuza, ndërsa bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, 12 akuza. Akuzat përfshijnë korrupsion, pastrim parash, fshehje të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Hetimet kanë zbuluar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim, kanë përvetësuar pasuri të paligjshme dhe fonde nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe mbështetje financiare nga Bashkia Tiranë.

Veliaj ka apeluar në Gjykatën e Lartë për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke sfiduar për herë të dytë vendimin për ta mbajtur në arrest.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: