Seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin është shtyrë për në datën 9 shkurt.

Evis Berberi, një nga vartësit e zv/kryeministre Belinda Balluku, u arrestua më 14 mars 2024, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Po ashtu, edhe Balluku është e akuzuar nga SPAK, ndërsa prokuroria ka kërkuar edhe pezullimin e saj nga detyra dhe më pas arrestimin e saj.

Sipas SPAK, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e miliona eurove.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb