Pritej të zhvillohej sot seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja hetimore ndaj ish-zyrtarit Ilir Meta.
Në seancë ishte e pranishme vetëm Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungoi së bashku me avokatët e saj mbrojtës. Edhe Pirro Xhixho nuk ishte i pranishëm në sallë, duke u përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.
Prokuroria pritej të lexonte sot pretencën, por procesi nuk mund të vazhdonte për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore të të pandehurës Kryemadhi. Mbrojtja e saj kishte kërkuar më herët shtyrjen e seancës.
Gjykata vendosi ndërprerjen e procesit dhe shtyrjen e seancës për në datën 13 korrik, ora 12:00, duke e konsideruar të domosdoshme praninë e palëve dhe garantimin e mbrojtjes ligjore.
