Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se realiteti tashmë ka ndryshuar dhe Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët dhe ku reformat janë praktike jo vetëm premtime.

“Shqiptarët dhe grekët kanë pasur vështirësitë e tyre, por sot ka më shumë mundësi. Sot jemi më shumë se të vetëdijshëm për këtë horizont të ri falë dhe kësaj platformë. Është kënaqësi që jemi në një forum të tillë idesh, ku Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim dhe tejet ambicione dhe largpamëse. Si një vend ku gjërat ndodhin, ku reformat nuk janë premtime, por praktika. Një Europë që po mendon arkitekturën e saj, vendi ynë po qëndron si shtyllë stabiliteti. Ne kemi ndryshuar buxhetin tonë, GDP, ndërsa deficiti ynë është në nivelin më të ulët. Kemi dhe një sektor në turizëm, nga ku po rinovojmë nga portet dhe hekurudhat. Po modernizojmë shtetin dhe pagat po rriten. Industria ushtarake po rilind dhe po fillojmë me hapa të mirë. Asgjë nuk ndodh si aksident!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: