Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar avokatin e Jetmir Olldashit, i cili është në proces gjyqësor për çështjen ‘Babalja’. Mësohet se në vend të Indrit Sefës, është caktuar avokatja Gëzime Buci, për shkak se ai mungonte në seancën e sotme.

Avokati kishte depozituar pranë sekretarisë se gjykatës kërkesën për shtyrje seance, për arsye se:
Nga data 08.11.2020 deri ne date 12.11.2022, ndodhej jashtë vendit, për një udhëtim familjar shume të rëndësishëm, të planifikuar shume kohe me pare.

Ndërkohë, Gjykata e cilësoi sjelljen e tij jo korrekte, për shkak se duhet ta dinte udhëtimin e paracaktuar prej kohësh.

Seanca shtyhet për në datën 19 dhjetor, ora 13:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: