Guvernatori i BSH ka thënë se ësthë e pamundur që afati i kësteve të kredive të shtyhen me 1 vit siç kanë bërë disa vende të tjera pasi do e hidhte ‘knock- down’ sistemin bankar.

Sejko i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka thënë se shtyrjet varen sipas mundësive dhe se u vendos që të shtyhen këstet e kredive 3 muaj për të parë evoluimin e situatës së COVID- 19.

Guvernatori shprehet gjithashtu se shtyrja me 3 muaj e kredive nuk prek statusin e klientëve.

 

”Problemi i këtij rasti ësthë që jemi ende në menaxhim. Nuk dihet bilanci në njerëz. Është krizë ndryshe nga tërmeti, nuk e dimë se sa do të përhapet, sa do të zgjasë. Duhet të shërohen ata që janë sëmurë. Respektimi I rregullave është I rëdndësishëm, po ashtu dhe devijimi I rrezikut është I rëndësishëm.

Nëse do e dinim sa zgjat atëhere do të llogarsnim dëmin.

Presioni, ne jemi në demokraci dhe ka pozitë dhe opoztë, opozita ka presionin korrektues. Në situatë krizas do të ishte mirë të kishte bashkëpunim. Komunikimi të ishte më i mirë. Çdo lloj pikëpyetje apo pikëpamje shërben. Pastaj është qeveria përgjegjëse ajo që ka mundësitë dhe informacionet.

 

Shtyrja e kësteve për 3 muaj është modifikim?

Ne do të modifikojmë të gjithë statusin për këtë. Klientëve do i shtyhen këstet dhe interesat. Do të jenë kredi të rregullta, normale. Do të ndërhyjmë në regjistër. Kemi ngritur një grup pune për bankat.

Statusi i tyre nuk do të preket.

Më të thella në ç’kputim.  Kam dëgjuar analiza. Të gjitha këto janë kërkesa që bëjnë sens dhe qeveria duhet të reagojë sipas mundësive të saj.

Një nga kërkesat që unë i kam parë, një nga ato ishte që shtyrja të ishte deri në një vit pasi ka disa shtete. Do të is the e vështirë, do të kishte pasoja të mëdha. E bëmë 3 muaj që të shohim evoluimin se si do të vijojë situata. Nëse në mes të prillit do të normalizohet, pra nëse bizneset do të rikthehen atëhere sa më e vogël të jetë humbja dhe periudha. Doja të theksoja që 1 vit kërkesa është e thellë do të thotë që të hedhësh knock- doën sistemin bankar.

Të gjithë do e donin por mos kërkojmë çudira. Po të ishte e mundur.”- tha Gent Sejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb