Pas mbylljes së mbledhës së Këshillit të Mandateve dhe shtyrjes për ditën e nesërme në 16:00, Gazment Bardhi tha se kjo shtyrje ishte një ndihmë që po i jepet Arben Ametajt për t’i dhënë kohë për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Mbledhja filloi me një kërkesë të opozitës që të ishte e hapur, është e vërtetë që ishte sugjerim i SPAK që të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Duhej të ishte Këshilli që të vendoste, por në mënyrë arbitrare maxhoranca mori vendimin. Diskutimet nga SPAK, asnjë informacion shtesë veç asaj që është publikuar në media.

Për t’i dhënë kohë Ahmetajt, sikundër u konfirmua nga avokatët që ai ishte Jashtë vendit. Ata dinin që nuk është arratisur, por ndërkohë nuk dinin se kur kishte ikur dhe ku ndodhej. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb