Asnjë surprizë. Tashmë që Kupa e Amerikës përfundoi për Kolumbinë, Jackson Martinez zyrtarizon të ardhmen e tij: “Mund të konfirmojë gjë gjithçka është mbyllur, do shkoj tek Atletico Madrid. Tani do qëndroj pak me familjen time, më pas do të shkoj në Spanjë për t’u prezantuar tek skuadra ime e re. Atletico me entuziazmon shumë, është një sfidë e re në karrierën time, shpresoj, që gjithçka të shkoj mirë”, u shpreh ish sulmuesi i Portos. Martinez vetëm një javë më parë ishte shumë pranë skuadrës së Milanit, një transferim që të gjithë tifozët dhe drejtuesit e klubit kuqezi shpresonin të finalizohej me sukses por ja që Martinez zgjodhi një tjetër destinacion, Spanjën dhe Ateletico Madrid.

(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb