SHBA- Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare, bashkëkrijuesi i serialit të famshëm vizatimor “Simpsons”, Sam Simons. Ai ka luftuar për një kohë të gjatë me një sëmundje të rëndë si kanceri. Gjatë karrierës së tij, Sajmën, është nderuar me 7 çmime “Emmy”.
Seriali vizatimor “Simpson” është transmetuar për herë të parë në vitin 1989 dhe rezultoi mjaft i suksesshëm. Pasi u diagnostikua me sëmundjen e kancerit, Sajmën u shpreh se dëshironte që të gjithë pasurinë e tij prej 100 milionë dollarë ta linte për bamirësi.
Gjatë jetës së tij, një pjesë të pasurisë ai e ka dhënë për punonjësit e kujdesit ndaj kafshëve. Në vitin 2002 ai krijoi një fondacion për mbrojtjen e kafshëve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
