Shuhet Lin Shllaku, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF, në respekt të ish- kapitenit të Partizanit dhe futbollistit të shquar Lin Shllaku, organizon nesër në orën 12.30 ceremoninë e homazheve për të ndjerin.

Ajo do të zhvillohet nesër, në hollin Agjencisë Kombëtare e Sportit ( ish- klubi Dinamo) dhe do te vazhdoje për një ore. Ne oren 14:00, ai do te përcillet për ne Varrezën e Tufines, ku do te prehet ne banesën e fundit.

Ndërkohë, Presidenti Duka me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen e ish-futbollistit.
“Thellesisht i trishtuar nga humbja e kapitenit tone te madh Lin Shllaku, me duhet qe kete lajm te keq, ta percjell tek ju, te dashur miq, shoke, rtifoze dhe dashamires. Humbja e nje futbollisti te madh krijon gjithmone boshllek. Por humbja e nje kapiteni dhe njeriu te paharruar si ai krijon nje boshllek te madh”- ka shkruar nder te tjera ne ngushellimin e tij, Presidenti Armand Duka. Pasi ka vleresuar rolin e Lin Shllakut dhe kontributin e tij ne zhvillimin e futbollit shqiptar, ai eshte shpehur: “Ai dhe brezi i tij do te jene gjithmone nje frymezim per te rinjte dhe ata qe e duan futbollin. Familja humbi njeriun e shtrenjte, ndersa futbolli nje prej simboleve te tij”, citohet në mesazhin e Dukës. Presidenti Armand Duka, ne emer te FSHF, ka vendosur edhe organizimin e homazheve për te ndjerin nesër në orën 12:30 në ish ambientet e klubit Dinamo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: