SHBA – Chuck Low ka ndërruar jetë më 18 shtator në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e tij në New Jersey. Por lajmi u bë publik nga mediat vetëm ditën e sotme.
Loë luajti rolin ikonik të Morris Kesseler në Godfellas një film shumë i dashur për publikun.
Low ka luajtur po ashtu në filma si “The MIssion”, “Kin gof Comedy”, “Once Upon a Time in America” dhe “The Sopranos”.Aktori ishte i njohur si mik i afërt i yllit tjetër të filmit Godfellas, Robert De Niro. Ishte pikërisht ky i fundit që ia mundësoi Loë të jetë një aktor i madh filmash.
Loë lë pas një vajzë, Debra Low Mykrantz, dhëndrin Peter Mykrants dhe mbesat, Jenni dhe Katie Mykrantz. Po ashtu, ai ka një djalë Mithcell Loë dhe mbesën Beth Lynne Robbins. Low i cili shërbeu në Ushtrinë Amerikane për katër vjet, u varros me nderime ushtarake më 20 shtator në Neë York.
(BalkanWeb)
