Makina tip Ferrari e pilotit gjerman Michael Schumacher, me të cilën fitoi garën e Çmimit të Madh të Monakosë në vitin 2001 është shitur për 7.5 milionë dollarë në ankandin e zhvilluar në Nju Jork.

Shuma me të cilën u ble makina e pilotuar nga 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kaloi çdo parashikim, pasi mendohej që shuma maksimale të ishte 4,5 milionë dollarë, por makina u shit 3 milionë dollarë më shumë.

Ankandi u zhvillua nga kompania e specializuar për shitje të sendeve me vlerë “Sotheby’s. Kujtojmë se Michael Schumacher, që e ka pilotuar këtë makinë, vazhdon ende të jetë në fazë rehabilitimi, pas aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb