Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.3 ballë të shkallës rihter, ka goditur një ishull në Zelandën e Re. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti goditi vendit në orën 2:27 pas mesnate sipas orës lokale dhe epiqendra e saj ishe rreth 85 kilometra në lindje të Arora-s.

Thellësia e lëkundjeve është regjistruar 81 kilometra nën tokë, por megjithatë, sizmologët e kanë konsideruar atë si një tërmet shumë të fuqishëm.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet kanë shtuar se ekziston rreziku i një tsunami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb