Deputeti i PD, Edi Paloka, i pyetur për zhvillimet e brendshme në PD, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh se ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet nga partia, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar.
Paloka shkoi më tej, duke thënë se “mendimet i jap” por se nuk imponohet “që të kalojnë për diskutim në strukturat më të larta të partisë”.
“Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat”, tha Paloka duke shtuar se dikur ka drejtuar vetë protestat dhe për këtë ka bërë dhe burg.
Duke atakuar indirekt, ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Paloka tha se ndryshe nga të tjerë, ai “nuk e tund si Flamur” burgun sa herë t’i jepet rasti si ndonjë tjetër.
“Në fakt unë e kam bërë për protestat, për organizim të paligjshëm të protestave. Më akuzuan për dhunë ndaj policisë. Nuk e kam bërë për shpifje”, tha Paloka.
Edi Paloka: këtu ka një gjë, vërtet ka diskutime, ka debate, në fund fare merren vendime dhe sigurisht shumica vendos dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë vendimet që merr shumica. Pavarësisht se shumë nga propozimet e mia nuk janë pranuar edhe pse kanë dalë ashtu sic kam thënë unë.
Kur nuk dëgjohesh ose fillon bërtet, i bie tavolinës me grusht ose rri një pozicion në heshtje dhe mbase nuk flet më. Ka disa qasje. Unë mendimet e mia i jap por nuk imponohem që të kalojnë në shkallë të tjera. Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat.
Dikur kam drejtuar vetë protestat, madje kam bërë dhe burg por nuk e tund si flamur burgun sa herë të më jepet rasti si ndonjë tjetër. Por nuk jam ndarë, jam aty sa herë të kenë nevojë.
Nisida Tufa: Ai burgu që përmendet nuk është njëlloj si ky që përmendni ju?
Edi Paloka: Në fakt unë e kam bërë për protestat, për organizim të paligjshëm të protestave. Më akuzuan për dhunë ndaj policisë. Nuk e kam bërë për shpifje.
