Chelsea gjithmonë ka qenë një klub me stil. Por vitet e fundit kanë qenë sukses edhe në fushë për skuadrën londineze, që ka bërë që klubi të krijojë një bazë edhe më të gjerë të tifozëve. Kështu, në mesin e tifozëve, ata kanë edhe shumë emra të famshëm të industrisë së muzikës, filmit dhe modës, shumica e të cilëve të gjinisë femërore. Modelja Cara Delevingne dhe aktoret Charlize Theron dhe Sienna Miller, janë disa nga emrat e famshëm që mbështesin Chelsean. Në këtë listë janë edhe Ed Sheeran, Ellie Goulding, Jason Statham, Mark Ronson, Marvin Humes, Omid Djalili, si edhe superyjet e Hollywoodit, Will Ferrell dhe Emma Watson.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb