Shumë sportistë e pësuan nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë javën e kaluar, në mesin e dhjetëra mijërave të tjerë që përfunduan nën rrënoja.

Sportisti më i famshëm që e pësoi nga kjo fatkeqësi natyrore ishte portieri i Yeni Malatyaspor, që garon në nivelin e dytë të futbollit turk, Ahmet Eyup Turkaslan.

Gjithashtu, në mein e viktimave ishte edhe basketbollistja e Superligës së femrave nga ekipi Cankaya University, Nilay Aydogan. Po ashtu, edhe futbollistët e ekipit nga nivelet më të ulëta të futbollit turk, Kahramanmaras Istiklal Spor, Burhanettin Sever, Taner Kahriman, Hakan Dogan e Saruhan Bolat e gjetën vdekjen.

Ndër të tjera, pjesëtarët e kërkim shpëtimit nën rrënoja i gjetën edhe trupat e pajetë të lojtarëve të rinj të volejbollit, që vinin nga Qiproja turke.

Çifti trajnerë Betul Coban Cakir e Bedrettin Cakir, si dhe volejbollistët Mehmet Can Agirbas, Murat Cilogullari, Umitcan Dogan, Azat Jumayev e Sevgi Cihangir, vdiqën si rezultat i tërmetit.

Garuesit e sporteve ujore, Mir Berke Mutlu e Halil Ibrahim Elvermez, trajnerja e tenisit Tuba Pidecioglu, dhe lojtarët iranianë të amputuar, Mehdi Seyyidavi, Muhammed Riza Mirahmedi e Hamid Matrudi, po ashtu e humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues.

Futbollisti i ekipit të Superligës turke, Atakas Hayaspor, ganezi Christian Atsu dhe drejtori sportiv Taner Savut, nuk dihet ende se ku gjenden. Të dy ishin në Hatay kur ndodhi tragjedia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb