Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake kundër Iran, duke deklaruar se objektivat strategjike janë pranë përfundimit.

“Jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat tona ushtarake. Në dy ose tre javët e ardhshme, ne do ta godasim fort Iranin dhe do ta kthejmë atë në Epokën e Gurit”, tha ai.

Ai tha se ka kaluar një muaj që nga nisja e operacionit ushtarak të quajtur “Epic Fury”, gjatë të cilit, sipas tij, ushtria amerikane ka arritur “fitore në fushën e betejës”. Presidenti pretendoi se shumica e udhëheqjes iraniane është eliminuar, ndërsa kapacitetet detare dhe ajrore të vendit janë shkatërruar.

Trump theksoi se objektivat strategjikë të SHBA-së në Iran janë “afër përfundimit” dhe se operacioni do të mbyllet shpejt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb