Seancë maratonë ka qenë ajo e djeshmja në Kuvendin e Shqipërisë, me punimet që nisën në orën 10:00 paradite dhe kanë parfunduar pas mesnate.
Dhe siç duket, ka qenë lodhja ajo që shkaktuar edhe situata që kanë krijuar hilaritet në sallë. Pak para kalimit në votim Ulsi Manja mori fjalën për të uruar kolegun, deputetin e Lezhës, Admir Kadeli.
“Meqenëse data 8 na kapi në Parlament, dua t’i uroj ditëlindjen kolegut tonë Admir Kadeli dhe mikut tim, Admir Kadeli. Gëzuar 37-vjetorin dhe veç të mira paç!”, tha Manja.
Por para se të bënte urimin, Manja bëri një lapsus që bëri që kolegët socialistë të shpërthenin në të qeshura.
“Meqenëse data 8 na kapi në Parlament, si deputet i qarkut Fier… ndjesë, si deputet i Qarkut Lezhë…”, tha Manja.
