Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, udhëzon të gjithë qytetarët që po trajtohen në shtëpi nga koronavirusi, se si të përfitojnë rimbursimin e barnave.

Në një mesazh në ‘Facebook’, ministrja Manastirliu thekson se për të përfituar recetën me rimbursim qytetarët duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose nëse nuk kanë kontakt të tij, të lidhen me linjën e gjelbër.

Mesazhi i Manastirliut:

?#COVID19
?Qeveria rimburson #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19.
?‍⚕️ Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
? Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjë e gjelbër ?0800 40 40 për ta mësuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb