Për Zero Latency , një kompani e lojrave virtuale e cila është duke ndërtuar një arenë për video lojërat virtuale prej 4000 metra katrore kudo në botë, po bën një revolucion madhor,raporton TechSot.

Bob Cooney , CEO i Zero Latency shpjegoi se vetëm në hapësira të mëdha mund ta marrësh eksperincën e plotë e cila nuk mund të ndodhë duke u mbyllur në shtëpi.

Kompania pritet që të hapë rreth 24 arena për lojëra virtuale në fund të këtij viti. Të gjithtë video lojërat që i luajmë në shtëpi , tani mund t’i luajmë në arena të mëdha duke i përjetuar vetë të gjithë efektet vizuale të lojës madje duke qenë edhe vetë protagonistë në lojë.

E gjithë loja për secilin lojtar do të zgjasë të paktën 30-45 minuta .

Lojtarët do të hyjnë në një arenë gjigante të boshatisur , ku do të ketë një dyzinë kamerash që ndjekin levizjet e lojtarëve.

Mosha e lojtarëve do jetë në rangun 25-40 vjec. Pra vizioni i të ardhmës për të ardhmen e video lojrave do jetë jashtë tradicionales dhe padyshim jashtë shtëpisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb