Gjatë fluturimit, një takim me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike, shkruan focus.it.

Më 31 gusht 2023, një aeroplan i ”Delta Airlines” që ngrihej nga Milano dhe nisej për në Atlanta përjetoi turbulenca të forta gjatë afrimit në aeroportin Hartsfield – Jackson: 11 persona ishin i plagosur dhe transportuar në spital menjëherë pas uljes, ndërsa në mars 2023, një person vdiq nga lëndimet e marra gjatë turbulencave në një fluturim nga New Hampshire në Virxhinia.

Me pak fjalë, nuk ka asgjë për të bërë shaka me turbulencat. Por a është e mundur të eliminohen apo të zvogëlohen pasojat e saj?

Një start-up amerikan, Turbulence Solution, po përpiqet, duke zhvilluar një teknologji të aftë për të ndihmuar pilotët, pasagjerët dhe aeroplanët të kalojnë nëpër turbulenca pa dëmtime.

Sistemi është në përgjithësi i thjeshtë: kur aeroplani ndeshet me një zonë veçanërisht të stuhishme me shpërthime të forta ere që vijnë nga drejtime të ndryshme, ai modifikon gjeometrinë e krahëve në kohë reale për të ruajtur stabilitetin.

Një seri sensorësh presioni të montuara në pjesën e jashtme të pajisjes zbulojnë forcën dhe drejtimin e rrymave dhe rregullojnë në mënyrë dinamike pozicionin e flapave, timonit dhe parametrat e shtytjes së motorëve.

Në këtë mënyrë piloti mund të mbajë rrugën e planifikuar dhe të shmangë devijimet, vonesat dhe konsumin shtesë të karburantit.

Sipas kompanisë, sistemi është në gjendje të zvogëlojë efektet e turbulencës me 80% dhe është veçanërisht i përshtatshëm për aeroplanët e vegjël që janë më të ndjeshëm ndaj rrymave, por mund të përdoren edhe në avionë të mëdhenj komercialë.

Teknologjia tashmë është testuar me sukses në avionë të vegjël turistikë: objektivi i kompanisë tani është të vazhdojë kërkimin dhe të zgjerojë përdorimin e saj për ta bërë udhëtimin ajror më të rehatshëm dhe të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: