Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që po prezantoi programin qeverisës për mandatin ri, ka dhënë detaje se si do të funksionojë Ministria e re virtuale “Diella”.
Rama theksoi rolin kyç që do të ketë “Diella” në modernizimin e administratës dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas kryeministrit, AI4 do të funksionojë si një qendër inovacioni që do të bashkojë talentet më të mira shqiptare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me synimin për të ndërtuar kompani që krijojnë vlerë të shtuar, ku shteti do të jetë aksioner.
“Diella do të mbështetet nga AI4 (Albania Inovation 4) që do të ketë lirinë te plotë të veprojë me një rol të ri brenda administratës, plotfuqi në veprim, shembje të pengesave burokratike.
AI4 do të bashkojë talentet më të mira shqiptare brenda vendit, dukë tërhequr sigurisht edhe ata jashtë vendit.
Do të ndërtojë kompani që do të krijojnë vlerë të konsiderueshme për shtetin si aksioner.
I keqardhur për qëndrimin ndaj Diellës”, tha ai.
