Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sulmuar ashpër ndërhyrjet perëndimore për luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë.

Ai hodhi poshtë një pyetje nga gazetari i BBC, Steve Rosenberg, i cili e pyeti se si Rusia mund të justifikonte pushtimin e fqinjit të saj perëndimor.

Lavrov iu referua ndërhyrjeve perëndimore në ish-Jugosllavi, Irak dhe Libi – të cilat ai tha se shkaktuan mijëra viktima në emër të promovimit të demokracisë.

Gjatë konferencës për shtyp ai vuri në pikëpyetje stabilitetin e shtetit ukrainas. Lavrov u tha gazetarëve se populli ukrainas duhet të ketë tani mundësinë për të “zgjedhur të ardhmen e tyre”.

Madje ai paralajmëroi sanksione të forta kundër perëndimit. “Ne do të hakmerremi kundër sanksioneve të Perëndimit”, tha ai, duke nënvizuar se Moska synon “të çlirojë ukrainasit nga shtypja”.
Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm rus zhvilloi një takim me përfaqësuesit nga dy rajonet kryesore në Ukrainë të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb