Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend, ku herë ka ngritur zërin dhe herë ka përdorur ironi, për t’iu drejtuar opozitës.
Rama u ka kujtuar demokratëve drejtuesin e fushatës për zgjedhjet e fundit, Chris LaCivita, ndërsa tha se ishte ky i fundit që bënte lidhjen mes PD dhe një komngresmeni që sipas kreut të qeverisë, ndjek udhëzimet në lidhje me atë që thotë në Kongresin amerikan.
Edi Rama: Ore si është Latifi? Mos e lëshoni se ai ua merr humbjen fitimtar edhe jua bën më të thellë. Edhe i thoni që të gjitha denoncimet t’ia thotë atij Kongresmenit që e ka në xhep që i merr nga ju i lexon atje që Kongresi do merrej me AKSHI, Thuaji Latifit t’i këndojë ai Kongresmeni.
Kongresi Amerikan dhe ai kongresmeni kanë aq lidhje sa amendamentet e Nard Ndokës me projekt ligjin e PS.
Ka edhe një gjë tjetër, mos lini pas dore punën e non gratës për mua. Se do ju dalë edhe fjala për non gratën. E tha sot dikush që Kuvendin e mblodhi Rama pse ka një ngërç. Një kuotë ishte dhe kuota është me meritë nga një i paarritshëm në të gjitha poshtërsitë dhe ligësitë që i ka bërë popullit shqiptar.
Kishte mirë Saja kur thoshte: Kur s’të vjen zor ty pse të më vijë mua?
