Takimi madhështor në Greqi, krijoi hapësirë për lavdërime emocionale e patriotizëm folklorik “labçe”. Pjesëmarrje masive e shqiptarëve të Shqipërisë që kanë emigruar në Greqi ndër vite, i dha efektin emocional, tipik shqiptarë.

Po çamët e arvanitasit shqiptarë, a ishin pjesë e këtij takimi emocional e madhështor?!

A e ndjenë ata ketë entuziazëm nga vizita e kryeministrit të kombit të tyre, si komunitet shqiptarëve të Greqisë?!

Fjalime patriotike, deri në patetizëm, nën tingujt e antemave shqiptare “Mora fjalë” e “Ti Shqipëri më jep nderë”, për të treguar se si pjesa dërmuese e kabinetit qeveritar kanë gjenezë greke.

Asnjëherë nuk u dëgjuan, ata që u deklaruan, se kanë gjenezë çame apo arvanitase, pra të popullit shqiptarë në Greqi. Por, ata që u deklaruan thanë se janë me origjinë greke.

Për më ndjeshëm akoma, kryeministri shqiptar, nuk e tha asnjë fjalë dhe as që i zuri në gojë çamët dhe çështjen Çame që është ende e gjallë.

Diskriminimi i çamëve është gjenocid klasik, u është mohuar identiteti e shtetësia që nga dëbimi fashist grek me forcën e dhunës, nga vatrat e trojet e tyre, në vitin 1945.

Shqipëria komuniste me ndërhyrjen e Partisë Komuniste Greke, në vitin 1951, u dha statusin e shtetësisë shqiptare, dhe kështu u zhbënë çamët.

Me 30 Tetor 2016, përfaqësues të komunitetit çam gjithandej kah janë degdisur, u organizuan në Hagë dhe deklaruan mëvetësinë, përmes një programi politik për kthimin e lirive e të drejtave njerëzore, si: kthimi në vatrat e tyre; pranë varreve të të parëve; e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre; e drejta të varrosen pranë të parëve të tyre; e drejta për arsimim në gjuhën e tyre në të gjitha nivelet; e drejta në informim në gjuhën e tyre; kthimi i pronave e dëmshpërblimi; e drejta në autonomi kulturore, politike në territoret e tyre etnike; etj.

Pra, asnjë fjalë si doli nga goja kryeministrit Rama lidhur me çamët, në emër të paqes fiktive me shtetin e politikën greke!

Edhe ata shqiptarë që ishin në tubim, nuk ishin shqiptarë çam apo arvanitas të Greqisë, por shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria, për shkak të varfërisë sociale dhe ekonomike, ngase u janë vrarë ëndrrat në atdhe dhe shuar përspektiva në vendlindje; ishin shqiptarë që kanë humbur çdo shpresë se mund të bëhet mirë në atdheun e tyre, ndaj, zgjidhja e vetme u ka mbetur ikja.

Pra, këta bashkëkombas nuk janë “krenaria kombëtare” atje, por “turpi i qeverisjeve shqiptare”, që i detyruan të kenë status emigranti në shtete të huaja.

E çfarë po pretendoj unë për çamët atje apo identifikimin nacional të arvanitasve, në një shtet që edhe pse është anëtar i BE-së, nuk respekton asnjë nga parimet mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian, e mbi të cilat do të duhej të zhvillohet vetë shteti grek?!

*Deputet i PDK

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb