Ligji i Tërheqjes është vetëm një seri teknikash që mund të përdorni kur doni të manifestoni diçka. Ju përdorni teknikën dhe manifestoni atë që dëshironi.

Nuk ka të bëjë vetëm me gjërat që bëni me qëllim, por ka të bëjë me mënyrën e të menduarit, të folurit dhe të jetuarit gjithë jetën.

I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela mentori shpirtëror Gazmend Curri zbuloi sesi funksionon ky ligj.
“ Ligji i tërheqjes vepron në bazë të energjive dhe jo në bazë të fjalëve që ne themi. Ne tërheqim atë se çfarë ne jemi dhe jo atë që ne duam të jemi. Ne tërheqim sipas mënyrës sesi ne mendojmë për veten tonë. Çdo gjë është vibrim, njerëzit kujdesen shumë për dukjen dhe nuk i kushtojnë aq shumë rëndësi gjendjes së brendshme duke harruar se sa e rëndësishme është ajo”- tha Curri për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb