Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një fjalim në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në Kryeministri, në 15-vjetrorin e 21 Janarit 2011 ku humbën jetën katër protestues.

Në fjalën e tij Rama theksoi nevojën që për këtë çështje të bëhet drejtësi, ndërsa ka kritikuar vonesat në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas tij fajtorët e vërtetë për tragjedinë dhe krimin shtetëror enden të lirë.

“Drejtësia për 21 janarin është themel moral për drejtësinë e re dhe shtetin shqiptar të së drejtës. Të tjerat para 21 janarit siç e tha dhe Marku kur po pinim kafen së bashku dhe po e shtoj në fund të fjalimit, janë si hetimet dhe gjyqi i kafeve të Nexhmijes”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb