Selena Gomez u shfaq e sinqertë dhe e pakompleksuar në rrjetet sociale teksa foli për ndryshimet në trupin e saj ndër vite. Në një story që ka postuar në Instagramin e saj, këngëtarja ka treguar dy foto se si ka qenë trupi i saj dhe si është sot. “Sot kuptova që nuk do të jem më kurrë kështu…”, ka shkruar ajo krahas fotos ku pozon me bikini në vitin 2013, kur ishte 21 vjeç. Fotoja e dytë ishte 10 vjet më vonë ku ajo mbante një fund bikini me bel të lartë dhe një bluzë të bardhë.

“Unë nuk jam perfekte, por jam krenare që jam kjo që jam… Ndonjëherë harroj se jam mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të dytë.

Në tetor, Gomez foli për turpin e saj kur iu nënshtrua një operacioni pasi u diagnostikua me lupus. Gomez, e cila ishte 24 vjeç kur u diagnostikua, kujtoi se ndihej sikur nuk kishte më “një trup adoleshent”, gjë që e bëri të ndihej keq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një seti fotografik për një revistë ajo tha: “Asnjë nga rrobat që kisha atje nuk më shkonte dhe u ndjeva në siklet, por sa realiste është të presësh që trupi i një femre normale të mos ndryshojë me kalimin e viteve?”

Pas diagnozës, këngëtarja iu nënshtrua transplantit të veshkave dhe kimioterapisë. “Pastaj kishte raste kur nuk ndihesha mirë me pamjen time për shkak të asaj që pashë në Instagram”.

Gjërat morën një kthesë për keq në vitin 2018, kur Gomez pësoi një psikozë dhe hyri në një qendër trajtimi, ku u diagnostikua me çrregullim bipolar.

“Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Nuk dija çfarë të bëja dhe nuk mund ta kontrolloja veten. Ishte thjesht një ndjenjë torturuese”. Me postimin e ri ajo tregon punën që ka bërë me veten dhe sa e sigurt ndihet, larg pasigurive dhe komplekseve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: