Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka folur sot për raportet me ish-anëtaren e partisë, Vjosa Osmani. “Ajo dëshiron që të themelojë listën ose parti. Është çështje e vlerësimeve të saj. Në qoftë se i ka vlerësimet e mira, të bazuara mund të ketë sukses”, thotë Mustafa.

Mustafa theksoi se mes tyre nuk ka hatërmbetje dhe se largimi i Osmanit nga kjo parti nuk do të shënonte rastin e parë për partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Jo s’kemi (hatërmbetje) sepse nuk guxojmë të kultivojmë marrëdhënie të hatërmbetjes. Në politikë kur hyn njeri hyn me një bindje politike dhe atë bindje që e ka zonja Osmani mund ta çojë më tutje kështu që nuk shohim asgjë të keqe në këtë aspekt. S’jemi marrë me ato analiza sepse nuk e konsiderojmë nevojë të merremi me to. Në politikë ndodhin ndarje. Në LDK s’është rasti i parë. S’po merremi me të fare. Nëse ka sukses i dëshiroj sukses”, tha Mustafa për RTK-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb