Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.

Por cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B ku Shqipëria nuk pati asnjë përfitim, sot e gjithë vëmendja ishte te Gjermania, e cila shënoi vetëm një gol.

GRUPI D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes ishte ndeshja tjetër mes Çekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë. Por Turqia shënoi dy gola mbrëmjen e sotme.

GRUPI E
Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e axurrëve ose një barazim do t’i vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pikë. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgëve ose një barazim.

GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë. (Panorama Sport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: