Teksa vendi ynë për përballet me mot të keq, deputeti socialist, Erion Barçe ka nxjerr një video nga lagja e tij, e cila është përmbytur.

Përmes një mesazhi në Facebook, Braçe thekson se nuk është faji i bashkisë për këtë situatë, por i ndërtuesve të tre pallateve. Ndërkohë, socialisti duket se e ka zgjedhur zgjidhjen për të kaluar në rrugën e përmbytur, duke ecur sipër bordurës së trotuarit.

REAGIMI I BRAÇES
“L I V E: NE LAGJE!

PER TE DALE NGA SHTEPIA E PER TE SHKUAR NE PUNE!

Rruga eshte PERMBYTUR ne gati 30 metra,

mjaftueshem per te mos dale si njeri nga shtepia por si MAJMUN-meqe kemi dhe pyllin afer!

NUK ESHTE FAJI I BASHKISE;

Rruga kur u ndertua u be me kanalizime e gjithcka duhet te kete per levizje normale.

Faji eshte i ketyre TRE NDERTUESVE TE TRE PALLATEVE, jane nder me te medhenjte ne vend keta;

Ndertimet e tyre kane bllokuar kanalet, edhe ne anen e tyre edhe ne anen e pyllit dhe ja ku jemi.

Shi ka rene edhe me pare-pa nisur ndertimet e ketyre, por nuk jemi permbytur keshtu; nuk ra ndonje shi pertej logjike edhe sot.
Ndaj merrem me ndertimin une;
KA KULTUREN ME MIZERABEL TE PUNES-ne raport me mjedisin, komunitetin-lagjen, punetoret, tatimet e taksat!
Ky nuk eshte sektor ekonomik, ky eshte hall, PER TE GJITHE!”, thotë Braçe.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: