Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shfaqet si kameriere. Me anë të disa postimeve në Story në Facebook, Hajdari pyet ndjekësit nëse i shkon një profesion i tillë.

“Një kujtim nga dita e punës si kameriere. Si ju duket? Më shkon?”, ka shkruar ajo, teksa ka zbuluar lokacionin e barit ku edhe janë bërë fotot, në Velipojë.

Në një tjetër foto, Hajdari është shfaqur edhe me aktoren Rudina Dembacaj të cilën e ka konsideruar edhe si klienten e saj të preferuar, me të cilën “qan hallet” në lidhje me çmimet e larta.

“Duke qarë hallet e çmimeve të rritura”, shkruan Hajdari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb