Emisioni “Koha për tu zgjuar ” me moderatorin dhe gazetarin Klevin Muka ka vijuar maratonën e intervistave në studion e improvizuar në ambientet e televizionit News24.
I ftuar ishte edhe avokati Alban Duraj i cili diskutoi për dëmshpërblimet që mund të përfitojnë qytetarët nga zjarret që kanë përfshirë gjithë territorin në vend.
Ai tha qytetarët nuk mund të përfitojnë aktualisht sepse nuk është detyra e shtetit shqiptar sipas anës ligjore .
Duraj shtoi se qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursime në pensione si një risi e re.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se bizneset duhet të marrin edhe masa kundrejt situatave me zjarret.
“Për sa i përket anës ligjore dhe dëmshpërblimit që i takon qytetarëve ku kemi pasur edhe rastin e tërmetit në 2019 qytetarët nuk mund të përfitojnë asnjë dëmshpërblim pasi nuk është detyra e shtetit shqiptar nga ana ligjore.
Qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursimin e pensioneve të tyre dhe fondi i pensionit është edhe një risi më vendet e tjera.
Edhe bizneset kanë humbur fitime ndaj pasojave të zjarrit në vend.
Ne si qytetarë duhet të marrim masa si bizneset dhe zjarrfikëset”, u shpreh ai
(BalkanWeb)
