ZVICER-Puthje e ndaluar në lartësi të madhe mes Vito Schnabel, të fejuarit të Heidi Klum dhe Dasha Zhukova, bashkëshortes të milionerit rus Roman Abramovich dhe nënës së dy fëmijëve.
Të dy koleksionistë artesh njihen prej kohësh dhe janë takuar në Zvicër për inaugurimin e një ekspozite të Vitos në Saint Moritz. Gjatë një darke në dëborë dhe disa pijeve më shumë të dy duket se nuk janë përmbajtur dhe kanë përfunduar në puthje.
Pamjet e publikuara nga e përjavshmja ‘Chi’ i lënë shumë pak vend imagjinatës. Vito Schnabel, i cili ka fluturuar së bashku me të atin Julian në Engadina për punë, ka kaluar momente të këndshme me 35 vjeçaren, nga shëtitjet në dëborë dhe një darkë ekskluzive në Val di Fex.
Pikërisht në këtë atmosferë romantike dhe në një moment shpërqëndrimi Vito i afrohet zonjës Abramovich, e përkëdhel dhe më pas i jep një puthje.
Një puthje që nuk i ka shpëtuar objektivit të paparacit, aq më tepër të dashurën Heidi Klum, që thuhet se është shumë xheloze ndaj Vitos.
Nuk është hera e parë që modeles i duhet të injorojë zërat për flirtime të të dashurit të saj. Hera e fundit ishte me Dakota Johson, protagoniste e triologjisë erotike ‘Pesëdhjetë hijet’.
(da.xha/BalkanWeb)
