Në një komunikim për ‘News24’, deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj tha se ndërhyrja e paligjshme e IKMT-së në ‘Prestige Resort’ lidhet me faktin se politika e medias ka qenë kritike me qeverinë.

‘Kisha mundësinë të bisedoja dhe me disa nga turistët. Përshtypja që të krijohet është sikur jemi në Kabul. Për qytetarët është e qartë që këto rruspa këtu nuk janë për të zbatuar ligjin, por me faktin se politika e medias ishte kritike me qeverinë. Por media kështu është në çdo vend të botës. Kanë 100 instrumente të tjerë, nëse shteti kërkon të jetë me biznesin. Pronari i “Prestige Resort”, njëkohësisht pronar i News24, Panorama dhe Balkan Web, s’ka pranuar të jetë në rresht për llogari të Ramës. Rama është bërë më arrogant, më delirant”, tha Xhaferraj.

Ai gjithashtu theksoi se e gjithë kjo është një mesazh për të gjithë biznesin, duke shtuar se ky sulm ndaj medias tregon fillimin e fundit të Ramës.

“Rama po ia nxin faqen Shqipërisë me vepra. Shkuarja në Beograd në kundërshtim me interesat e Kosovës është nxirje e faqes për Shqipërinë. Kjo është  një goditje shumë e rëndë për turizmin,”, shtoi më tej ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb